Raportimet pas mesnates e në orët e hershme të mëngjesit janë bërë të zakonshme pasi kështu kanë filluar të veprojnë krerët shtetëror e ata ndërkombëtare.
Herën e kaluar ishte vet emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak i cili pas mesnates raportoi që kishte zhvilluar takim me kryeministin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi e që në këtë takim ishte vendos të zbatohej çdo gjë që ishte nënshkruar.
Njësoj veproi është kësaj radhe Lajçak pasi ky i fundit qëndroi ditën e hënë në Kosovë e pastaj u nisë për Beograd.
Lajçak u shpreh i lumtur që Kosova ka pranuar në parim propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Lajçak tha se do të vazhdohet tutje me diskutohet në takimin e nivelit të lartë.