Tri rregulla të neurokirurgut për një tru të shëndetshëm
Sëmundja e Alzheimerit dhe ajo e Parkinsonit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe vijnë si pasojë e përdorimit të tepërt të telefonave të mençur dhe pajisjeve, por dr. Rahul Jandial di si ta mbajë trurin të freskët
Neurokirurgu dr. Rahul Jandial është i bindur se rritja e produktivitetit të trurit nuk kërkon shumë përpjekje.
Për ta mbajtur trurin tuaj të funksionojë si një orë edhe në moshën tuaj të shtyrë, ky neurokirurg beson se ju duhet t’i bëni këto gjëra rregullisht, transmeton Telegrafi.
Për efikasitet më të mirë të trurit dr. Rahul Jandial sugjeron:
Dy ditë pa mëngjes
Hulumtimet e fundit kanë treguar se agjërimi me ndërprerje ndihmon në pastrimin e mendjes dhe zgjimin e shqisave, duke përmirësuar kështu funksionimin e trurit.
Dy herë në javë, neurokirurgu praktikon personalisht agjërimin periodik, kur normalisht ha nga ora 9 e mëngjesit deri në 17:00, pas së cilës kalon në çaj dhe ujë për 16 orë, në mënyrë që të rrisë produktivitetin e tij kognitiv.
Dr. Jandial thotë se agjërimi për 16 orë (që përfshin kohën e gjumit) rrit faktorët natyrorë të zhvillimit të trurit, gjë që kontribuon në mbijetesën dhe zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve nervore. Këto janë neurone që mundësojnë transferimin e informacionit ndërmjet zonave të ndryshme të trurit dhe pjesës tjetër të sistemit nervor të trupit të njeriut. Prandaj, nëse neuronet tuaja janë të shëndetshme dhe punojnë me kapacitet të plotë, të dhënat do të transmetohen më shpejt dhe më saktë, dhe ju do të jeni më të fokusuar dhe më të aftë për të përpunuar dhe ruajtur informacionin më lehtë. Dhe kjo çon në përmirësimin e funksionit njohës.
Një studim nga Instituti Johns Hopkins tregoi se agjërimi me ndërprerje mund të ndihmojë trurin “të parandalojë zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson, duke përmirësuar kujtesën”.
Dr. Jandial sugjeron që ju mund të qëndroni lehtësisht 16 orë nëse e kaloni mëngjesin (që ai e bën rregullisht). Edhe pse mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës, neurokirurgu pohon se kjo teori nuk është ende e bazuar shkencërisht.
Ai agjëron 16 orë të hënën dhe të enjten (kryesore është që këto ditë të mos ndjekin njëra-tjetrën), duke anashkaluar mëngjesin, ndërsa gjatë drekës merr të gjitha kaloritë që i nevojiten trupit.
Megjithatë, para se të filloni të praktikoni agjërimin periodik, neurokirurgu ju këshillon që të konsultoheni me një mjek. Prandaj mjekët nuk lejojnë asnjë lloj agjërimi për të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët. Përveç kësaj, ka rreziqe që lidhen me agjërimin ekstrem dhe agjërimin që zgjat më shumë se një ditë.
2. Frymëmarrje e thellë
Për të qetësuar mendjen përpara se të angazhoheni në punë stresuese ose të zgjidhni një problem të vështirë, Jandial këshillon 5 minuta frymëmarrje të ngadaltë dhe të thellë. Kështu shkencëtari thotë:
“Përpara se të shkoni të takoni shefin tuaj ose të shkoni në punë, gjeni një vend ku mund të merrni frymë ngadalë nga hunda për një numërim 4, pastaj mbajeni frymën tuaj për disa sekonda dhe nxirrni ngadalë, duke numëruar gjithashtu deri në 4.”
Një “frymëmarrje meditative” e tillë, e përsëritur dy herë në ditë, do të ndihmojë në qetësimin e neuroneve në trurin tuaj, gjë që do t’ju lejojë të mendoni më shpejt dhe në mënyrë më kreative. Pas ushtrimeve të tilla të frymëmarrjes, produktiviteti maksimal ndodh.
Përveç kësaj, Jandial thotë se përmirësimi i lidhjeve nervore midis pjesëve të ndryshme të trurit të njeriut ndikon drejtpërdrejt në vendimmarrje, kontrollin e impulsit dhe përqendrimin.
3. Pozicioni vertikal
Jandial bën thirrje për më shumë qëndrim në këmbë ose ecje në punë:
“Truri është projektuar për trupin në një pozicion të drejtë, kështu që kur një person qëndron në këmbë ose ecën, truri furnizohet me BDNF (faktor neurotrofik që rrjedh nga truri – në thelb një proteinë).
Sipas Jandial, truri ynë ka nevojë për këtë faktor, sepse kjo proteinë ndihmon në ruajtjen e shëndetit të pothuajse 90 miliardë qelizave nervore, e cila nga ana tjetër kontribuon në një transmetim më të mirë të sinjaleve elektrike ndërmjet tyre dhe, për rrjedhojë, përmirëson punën e të gjithë trurit.
Neurokirurgu thotë se pozicioni drejt është një lloj ilaçi për trurin.
“Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se në fillim janë të pajisur me “ilaçin” e duhur të trurit për ta ndihmuar atë të funksionojë më mirë”.