Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka njoftuar se në seancën e radhës së Kuvendit do të kërkohet shkarkimi i ministres Rozeta Hajdari.
Tahiri në një konferencë për medie është shprehur se kjo kërkesë vjen, sic i ka quajtur ai, skandaleve në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përcjell Telegrafi.
“Pikë e propozuar nga PDK-ja që do ta trajtojë gjendjen mjaft të rëndë të Ministrisë së Tregtisë, një mori skandalesh që kanë ndodhur brenda dy viteve, dënimin për mosdeklarimin e pasurisë së ministres që e drejton këtë dikaster dhe pikërisht kemi përgatitur një rezolutë që kërkon shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari nga kjo pozitë”, tha Tahiri.
“Vazhdimi i ministres nga kjo pozitë, në kuadër të një prej dikasterëve më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës është dëm i madh për vendin tonë”, përfundon ai. /Telegrafi/