Kanceri është një nga sëmundjet më shkatërruese që mund të prekë këdo, dhe, që nga momenti i diagnostikimit, shndërrohet në një proces të vështirë si për pacientët që përballen me sëmundjen ashtu edhe për të dashurit e tyre.
Diagnoza e kancerit mund të jetë një sfidë emocionale dhe procesi i trajtimit mund të jetë po aq sfidues. Është një udhëtim i vështirë që kërkon qëndrueshmëri, durim dhe besim të palëkundur. Megjithatë, me ekipin e duhur mjekësor, barra mund të lehtësohet.
Duke i ndjerë të gjitha nevojat e të prekurve nga kjo sëmundje dhe të familjarëve të tyre, Family Hospital, në Tiranë, ka krijuar një departament të fuqishëm, ku secili personel i stafit mjekësor lufton për secilën jetë.
Duke u mishëruar me atë që pacientët ndjejnë dhe duke pasur parasysh nevojën për trajtim sa më afër të dashurve dhe me çmim të përballueshëm, Family Hospital ka mbledhur në një vend të vetëm kokat më të ndritura për të qenë afër pacientëve të vet përgjatë secilit hap të diagnostikimit dhe trajtimit, duke dhënë tërë ekspertizën profesionale, me një kauzë të vetme humane, atë të shpëtimit të sa më shumë jetëve.
Në Family Hospital kuptohen të gjitha sfidat që vijnë me diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit, andaj ekipi i përkushtuar mjekësor, duke përfshirë onkologë, radiologë dhe infermierë, punojnë pa u lodhur për të siguruar që pacientët të marrin kujdesin dhe trajtimin më të mirë të mundshëm.
Parimi bazë mbi të cilin fokusohet puna e spitalit është ai që çdo pacient meriton dhembshuri, ndjeshmëri dhe vëmendje të personalizuar gjatë gjithë rrugëtimit të tyre të trajtimit, pasi aty më mirë se askund tjetër kuptohet se trajtimi i kancerit nuk ka të bëjë vetëm me trajtimin e sëmundjes, por edhe me trajtimin e gjendjes së pacientit në tërësi.
Programi i trajtimit të kancerit në Family Hospital është krijuar për t’u ofruar pacientëve kujdesin më të lartë të mundshëm.
Në këtë spital ofrohet një shumëllojshmëri opsionesh trajtimi përmes pajisjeve të fjalës së fundit të teknologjisë për trajtim të kësaj sëmundjeje dhe nga një staf tejet i kualifikuar, në krye me Dr. Edmond Gashi, si një nga mjekët shqiptarë me eksperiencën më të gjatë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të stomakut, i cili përgjatë përvojës së tij 16-vjeçare në trajtimin e kësaj sëmundjeje, është bërë shpresë e shumë pacientëve drejt trajtimit dhe gjetjes së kurës.
Në Family Hospital, e kuptojnë më së miri që kanceri nuk është thjesht një sëmundje, por është një rrugëtim, andaj janë të përkushtuar të jenë me pacientët dhe familjet e tyre në çdo hap të rrugës. Aty besohet se me kujdesin, mbështetjen dhe trajtimin e duhur, pacientët me kancer jo vetëm që mund të mbijetojnë, por edhe mund të kenë një jetë të mrekullueshme përpara.
Falë Family Hospital, në Tiranë, pacientët më nuk kanë nevojë të shkojnë nëpër vende të largëta, pasi aty mund të marrin trajtimin e nevojshëm dhe kurën për të cilën kanë nevojë.
Për të rezervuar konsultë në Family Hospital, kontaktoni:
📍Rr. Kongresi i Manastirit, Tiranë
📞Tel: +355 44 50 50 55
Cel: +355 69 60 60 620