Vrasja në Malishevë, policia jep detaje
Një person dyshohet se është vrarë sot rreth orës 13:30 nga një armë e zjarrit në Malishevë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Telegrafin ka thënë se janë në kërkim të dyshuarit/ve. Sipas tij, të dyshuarit e kësaj vepre penale janë në kërkim nga Policia e Kosovës. “Sot rreth orës 13:30 […]
Aktakuzë ndaj Ridvan Muharremit, ngarkohet edhe për vjedhje të energjisë elektrike
Biznesmenit Ridvan Muharrremi tashmë i është i ngritur një aktakuzë për vjedhje të rrymës në biznesin e tij. Aktakuza është ngritur më 6 gusht 2021, derisa dëmi që Prokuroria pretendon se i është bërë KEDS-it është 2 mijë e 473 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të […]
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për gjetjen e një personi
Policia e Kosovës është në kërkim të një personi të dyshuar lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor që kishte ndodhur më 11 gusht. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka publikuar fotografinë e tij dhe ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e tij. Në njoftim është bërë e ditur se në […]
Osmani në takim me kongresistin Turner: Mbështetja e ShBA-ve është esenciale
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar kongresistin Mike Turner, kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për Shërbimet e Inteligjencës. Aty, Osmani ka thënë se mbështetja e ShBA-ve në rrugën e Kosovës drejt NATO-s është esenciale. Sipas njoftimit të Presidencës, raportet me SHBA-të, Osmani i ka cilësuar strategjike edhe ekzistenciale, […]
Dogana e Kosovës me aksion në Prishtinë, cak barnatoret
Dogana e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në kryeqytet. Cak i këtij aksioni kanë qenë barnatoret, të cilat dyshohet se mbajnë mallra të kontrabanduara. Aksioni ka nisur nga orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë dhe është zhvilluar në gjashtë lokacione të ndryshme. Ekipi i Telegrafit ka qenë në vendngjarje, ku ka përcjell për […]
Mjet shpërthyes në oborr të shtëpisë së kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni
Mbrëmë pas mesnatës, shtëpia e kryesuesit të Bordit të Ndërmarrjes Publike “Trepça”, Bahri Hyseni është sulmuar me një mjet shpërthyes. Lajmin për Telegrafin e konfirmuar vetë Hyseni, duke shtuar se nuk ka të lënduar. “Mbrëmë, rreth orës 01:00 pas mesnate, në shtëpinë time është hedhur një granatë dore. Ne kemi qenë në shtëpi, për fat […]
LSDM: Anëtarësimi në BE hap rrugën për rritje ekonomike dhe përmirësim të standardit të jetesës
Në një deklaratë të fundit, LSDM-ja thekson potencialin transformues të anëtarësimit në BE për ekonominë e vendit. Nga LSDM thonë se anëtarësimi në BE do ta integronte vendin në një superfuqi tregtare që përfaqëson 16% të ekonomisë globale, duke gjeneruar eksporte me vlerë 2.18 trilion euro. “Tregu i vetëm i BE-së, me 500 milionë konsumatorë, […]
Kapet 1 kilogram kokainë në Tiranë, arrestohen tre të rinjtë
Një sasi prej rreth një kilogram kokainë është kapur nga policia e Tiranës gjatë një operacioni anti-drogë të koduar “Three stars”. Në pranga kanë përfunduar tre të rinj, shtetasit Robert Domi 30 vjeç, Andrea Dema 24 vjeç dhe Genis Mustafa, 27 vjeç, të cilëve gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po lëviznin në rrugën […]
Përfshihet nga zjarri një banesë në Vushtrri, dy persona marrin trajtim mjekësor
Policia e Kosovës ka njoftuar për djegien e një banese në Vushtrri, në rrethana ende të pa njohura. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë rreth orës 10:34. “Në rrethana ende të pa panjohura në zjarr është përfshirë një banesë e pa banuar e cila ndodhet në katin e shtatë të një ndërtese”, njofton policia. […]
Theri me thikë një person, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën mashkull kosovar e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Shkruan Telegrafi/