Dy burra kanë rëndë në prangat e policisë në Sarandë. Policia bën me dije se njëri rast ka të bëjë me një 67-vjeçar i cili ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Akoma më i rëndë është dhe rasti tjetër. Një 57-vjeçar akuzohet për veprën penale të kryerjes së “marrëdhënieve seksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, kjo pasi vajza e tij 24 e vjeç e ka denoncuar për abuzim seksual brenda banesës së tyre.
Njoftimi i plotë i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin J. Sh., 67 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi ka njoftuar një 15-vjeçare, se në banesën e saj, ky shtetas po e ngacmonte seksualisht.
Po këto shërbime bënë ndalimin e shtetasit R. Rr., 57 vjeç, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, pasi ka kallëzuar vajza e tij 24 vjeçe, se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në banesën e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. /Shkruan Telegrafi/