Dy turistë italianë raportohet të kenë humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit në zonën e Sarandës.
Sipas të dhënave paraprake, dy turistët italianë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende me dije, udhëtonin me një motor dhe u përplasën me një automjet pranë Manastirit.
Përplasja ka qenë fatale për turistët nga Italia, të cilët ndërruan jetë në vendngjarje.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia po heton për zbardhjen e dinamikës, ndërkohë që ka shoqëruar dhe drejtuesin e mjetit. /Shkruan Telegrafi/