Policia e Krujës dhe Forca e Posaçme Operacionale të Policisë së Tiranës kanë finalizuar operacioni policor të koduar “Mali i kuq” në Krujë.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në fshatin Shkretë një armë zjarri kallashnikov, 21 granata luftarake sulmuese, 17 granata luftarake mbrojtëse, 40 ndezësa unifikues granatash dhe 5.2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Mehmet Sallaku banues në fshatin Shkretë dhe u shpallën në kërkim shtetasit shtetasit Saba Sallaku, Andon Sallaku, dhe Ali Sallaku të tre banues në fshatin Shkretë.
Gjithashtu, u asgjësuan bimë narkotike që u gjetën të gjetura të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit të arrestuar, në fshatin Shkretë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta katër shtetas janë autorë edhe të kultivimit të 320 bimëve narkotike të gjetura më parë. / Shkruan Telegrafi/