Është e vështirë të gjesh kohë për stërvitje në mëngjes, veçanërisht kur kemi një orar shumë të ngjeshur me punë dhe detyra familjare. Si ju duket mëngjesi? Dush? Kafe? Kafjall? Pastaj nxitoni në punë?
Ngadalësoni për vetëm pesë minuta dhe merrni kohën tuaj për këtë ushtrim. Do të ndryshojë plotësisht jetën tuaj.
Ushtrimi quhet Përshëndetja e Diellit ose Surya Namaskara. Është një rutinë joge pesëminutëshe në mëngjes që do t’ju ndihmojë ta përballoni ditën shumë lehtë. Dhe jo vetëm kaq, por është shumë e lehtë për t’u bërë. Çdokush mund ta bëjë.