Prizrenasi raporton gruan e tij në Polici, thotë se po i bën presion psikik

Një person në Prizren ka raportuar në Polici gruan e tij, pasi sipas tij ajo po ushtron dhunë psikike.


Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shyqri Bytyqi.

“Më datë 03.08.2023 në ora 11:00 është raportuar për një rast të dhunës në familje. Ankuesi mashkull ankohet se gruaja e tij ushtron presion psikik. Policia në bashkëpunim me prokurorinë janë duke u marrë me rastin”, tha ai.

Rastet e dhunës në familje janë rritur ditëve të fundit në vendin tonë. /Shkruan Telegrafi./

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë