Numri i mjeteve lundruese luksoze që ankorohen në portet shqiptare është rritur ndjeshëm ashtu sikurse edhe koha e qëndrimit të tyre.
Ndërsa ndau foto të disa prej jahteve të ankoruara në ujërat shqiptare, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “Shqipëria më në fund ka hyrë në hartën e madhe të destinacioneve më tërheqëse”.
“Jahtet që ndalojnë gjithnjë e më shumë në brigjet tona, për të zbuluar bukuritë e një Shqipërie që më në fund ka hyrë në hartën e madhe të destinacioneve më tërheqëse”, tha ai.
Shqipëria po kthehet në një destinacion edhe për turizmin elitar. Ndërsa numri i mjeteve lundruese luksoze që vijnë në Shqipëri po rritet, autoritetet portuale bëjnë të ditur se është rritur edhe kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në brigjet tona.
Shqipëria ka shënuar një fluks të lartë vizitorësh të huaj gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, me një rritje prej 33% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. /Shkruan Telegrafi/
https://www.facebook.com/ediramaal/posts/850558886439774?ref=embed_post