Sulmohet seksualisht një femër në Podujevë

Një femër ka njoftuar se një femër tjetër kishte dalë nga shtëpia dhe kishte shkuar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 04:00, në Podujevë.

Tutje në raport thuhet se rasti është cilësuar si “Sulm seksual”.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport lidhur me rastin njësitet e hetuesisë kanë lokalizuar viktimën në shtëpinë e të dyshuarit, i cili është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se viktima femër kosovare kishte dal nga shtëpia dhe kishte shkuar ne drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet e hetuesisë kanë lokalizuar viktimën në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, lidhur me rastin viktima dhe i dyshuari janë intervistuar në prezencën e punëtorit social dhe me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë