Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive dhe përmbytjeve katastrofike që përfshinë Slloveninë, njoftoi agjencia sllovene e lajmeve STA.
Një slloven u vra në zonën e Kamnikut dhe dy holandezë në male në Kranjë.
Rrethanat e vdekjes janë ende duke u përcaktuar, njoftoi policia për agjencinë arso, raporton index.hr.
“Dyshohet se vdekja në Kamnik ka ardhur si pasojë e vërshimeve ndërsa ato në male shkaku i rrufesë. Rrethanat e vdekjes janë ende duke u hetuar”, tha Maja Adlesiq Ciperle.
Reshjet rekord, të cilat kryesisht shkaktuan përmbytje në pjesën veriore të Sllovenisë, nuk janë afër fundit, paralajmëroi të premten meteorologu Brane Gregorçiq nga Agjencia Sllovene e Mjedisit (Arso).
Për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, shumë rrugë janë mbyllur, duke përfshirë edhe disa më të mëdha si Dravograd-Maribor, Dravograd-Ravne dhe Dravograd-Sllovenj Gradec. /Shkruan Telegrafi/