Arrestohet 28 vjeçari, tentoi ta vriste një person në Kaçanik në muajin qershor

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 28 vjeçar, pasi që i njëjti para disa muajsh kishte tentuar ta vrasë një person. I dyshuari D.D kishte goditur me veturë një 47 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, transmeton Telegrafi. “Me datën 29.06.2023 rreth orës 18:40 policia e stacionit në Kaçanik kishte […]

Arrestimi i mjekut të QKUK-së për marrje të ryshfetit, reagon ShSKUK-ja

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka reaguar pas arrestimit të një mjeku të QKUK-së nën dyshimin për marrje të ryshfetit. “Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit. Drejtoria e ShSKUK-së është duke e […]

Policia aksion kundër drogës në Prizren, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona në Prizren, pas operacionit kundër trafikimit me substanca narkotike. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Baki Kelani konfirmoi për Telegrafin se operacioni u realizua sot paradite. “Sot, në orët e paradites Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion […]

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje që ka ndodhur në Prishtinë. Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se tre persona të maskuar duke i kanosur me armë iu kanë grabitur një shume parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në procedurë hetimore. /Shkruan Telegrafi/

Vetura godet tre këmbësorë në Pejë

Një aksident me lëndime turpore ka ndodhur në qytetin e Pejës të dielën rreth orës 20:55. Vetura e cila ishte në lëvizje ka goditur tre këmbësorë. “Lëndime trupore kanë pësuar tre (3) viktimat meshkuj kosovarë- këmbësorë pasi të njëjtit janë goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar”, ka […]

Vdekje e dyshimtë në Rahovec

Një person është dërguar pa shenja jete në QKMF në Rahovec. Policia ka bërë të ditur se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërkaq kanë nisur hetimet për këtë rast. “Në QKMF është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë”, thuhet në raportin e policisë. […]

Gjendet pa shenja jete një person në Kamenicë

Një person është gjetur pa shenja jete në Kamenicë, dje rreth orës 18:20. Policia ka njoftuar se viktima është i gjinisë mashkullore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Shkruan Telegrafi/