Kosova ndau 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që t’i ndaj gjysmë milionë euro për familjet turke të prekura nga tërmeti i ndodhur në muajin shkurt. Ministri i Financave, Hekuran Murati në arsyetimin e këtij vendimi ka thënë se kjo ndarje e mjeteve vjen pas takimeve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. […]

Shpërthen zjarri në një ndërtesë kolektive në Vietnam, humbin jetën dhjetëra persona – një djalë është hedhur nga tarraca

Dhjetëra persona humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë kolektive në Hanoi të Vietnamit, ku sipas dëshmitarëve dëgjuan thirrje për ndihmë dhe se një fëmijë është hedhur nga ndërtesa. Zjarri shpërtheu mbrëmë pak para mesnatës në parkingun e ndërtesës 10-katëshe, transmeton Telegrafi. “Autoritetet kanë arritur të shpëtojnë rreth 70 persona, kurse në spital […]

Muhamet Rama ia sjell dy medalje të arta Kosovës nga Izmiri

Atleti veteran Muhamet Rama ia ka sjell Kosovës dy medalje të arta nga gara “Balkan Masters Athletic” të cilat këtë vit janë mbajtur në Izmir të Turqisë. Kompania Eurokoha e ka mbështetur si sponsor gjeneral, pjesëmarrjen e atletit veteran i cili ka përfaqësuar Kosovën. Rama ka fituar vendin e parë në garat e vrapimit 800 […]

Rama ua ndalon dhënien e lejeve ndërtimore të gjithë atyre që i kanë borxhe komunës

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të ndaloj dhënien e lejeve ndërtimore për të gjithë ata persona të cilët kanë borxhe ndaj komunës. Vendimi është nënshkruar të martën nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media. “Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama ka nënshkruar vendimin për ndalimin […]

Raportohet i zhdukur një person në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është raportuar i zhdukur në Rahovec. Rasti është raportuar të martën në ora 11:00. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport. Rasti në procedure hetimore. /Shkruan Telegrafi/

Kanosën personat zyrtarë në Pejë, arrestohen një burrë dhe një grua

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për kanosje të zyrtarëve policorë në Pejë. Rasti ka ndodhur të martën, në ora 17:45. “Pejë 12.09.2023-17:45. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë pasi që, të njëjtit kanë penguar dhe kanosur personat zyrtarë”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit […]