Bastisjet e fundit, OVL e UÇK-së proteston sot para selisë së EULEX-it

Organizata e Veteranëve të Luftës do të mbajë sot protestë për të kundërshtuar bastisjet e fundit ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së. Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë të ditur se protesta do të nisë nga ora 12:00 para objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë. “Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të […]

Takimi në Bruksel pa dakordim mes palëve, deklaratat e kundërpërgjigja e Kurtit për vizitën e paralajmëruar nga Vuçiqi

Të enjten në Bruksel u mbajt takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell fillimisht takoi ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq takime ky që i paraprinë takimit trepalësh. Pavarësisht se takimi trepalësh u mbajt […]

“Raportimi i përgjegjshëm për ballafaqimin me të kaluarën”, sot bëhet promovimi i manualit nga forumZFD dhe AGK

Sot në Prishtinë bëhet promovimi i manualit të gazetarisë “Raportimi i përgjegjshëm për ballafaqimin me të kaluarën” dhe prezantimin e rezultateve të projektit hulumtues të hartës mediatike “Raportimi i i sensibilizuar për konflikt në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”. Kjo është organizuar nga forumZFD – Programi në Kosovë së bashku me Asociacionin e Gazetarëve të […]

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten mbrëma në magjistralen Prishtinë-Pejë, si pasojë një person ka mbetur i lënduar. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi. “Rreth orës 21:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran)”. Njësitet policore nga vendi i ngjarjes njoftojnë se në […]

E zë traktori me dru, vdes një 58-vjeçar në Suharekë

Një 58-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes në fshatin Studeniçan të Suharekës derisa po transportonte dru me një traktor të vogël. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Toger Shaqir Bytyqi ka deklaruar për Telegrafin se policia ka pranuar informatën rreth orës 20:15 se një persona ka shkuar për të prerë dru në […]