Dyshohet se vodhi identitetin e një personi dhe u pajis me letërnjoftim, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për vjedhje të identitetit.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë.

Sipas raportit të policisë shtetasi i Shqipërisë dyshohet se ka vjedhur identitetin e një personi dhe si rrjedhojë është pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë