Policia e Tiranës finalizon njofton se ka goditur një rast të tregtimit të bombolave të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot) përmes promovimit në rrjetet sociale.
Sipas policisë, për këtë veprimtari antiligjore, u arrestua një 21 vjeçar, teksa u sekuestruan bombolat e gazit që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Policisë Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e të gjitha rasteve të paligjshmërisë, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas që reklamonte bombola me lëndë të rrezikshme për shëndetin (azot), menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij”, njofton Policia.
“Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. T., 21 vjeç, banues në Tiranë. 21-vjeçari tregtonte në tabakinon e tij, në rrugën “Tre Dëshmorët”, bombola të kontrabanduara që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bombolat që u gjetën gjatë kontrollit në këtë tabakino”, përfundon njoftimi i Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Shkruan Telegrafi/