Muhamet Rama ia sjell dy medalje të arta Kosovës nga Izmiri

Atleti veteran Muhamet Rama ia ka sjell Kosovës dy medalje të arta nga gara “Balkan Masters Athletic” të cilat këtë vit janë mbajtur në Izmir të Turqisë.

Kompania Eurokoha e ka mbështetur si sponsor gjeneral, pjesëmarrjen e atletit veteran i cili ka përfaqësuar Kosovën.

Rama ka fituar vendin e parë në garat e vrapimit 800 metra dhe një medalje tjetër në garat 400 metra, duke lënë pas shumë shtete tjera të Ballkanit.

Eurokoha është krenare që ka mbështetur pjesëmarrjen e Ramës, i cili edhe pse në moshën 79-vjeçare, tash e 21 vjet është duke u shpërblyer me medalje në çdo garë nëpër Evropë. /Shkruan Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë