Me datë 25.09.2023 në ora 10:00 në Strumicë, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë kanë ndaluar G.P.(41) nga Strumica dhe I.C.(39) nga fshati Kuklish i Strumicës.
“Ata dyshohen se natën e 23 shtatorit 2023 kanë kryer një “vjedhje të rëndë” në një objekt në rrugën “Klimenti i Ohrit” në Strumicë. Njëkohësisht tek ata janë gjetur edhe sende, të cilat i kanë marrë gjatë kryerjes së krimit.
Personat janë ndaluar në Stacionin Policor Strumicë, për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritet parashtresat e duhura”, thonë nga MPB./Shkruan Telegrafi/