Për dy muaj, do të mbushen tre vjet prej kur BE-ja kishte emëruar ish-ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, si të dërguar të posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe, për të mos e kufizuar rolin e tij vetëm me këtë, edhe për çështje të tjera në Ballkan. Por mandatit iu sigurua edhe një buxhet i duhur dhe mundësia që ai të formojë një ekip të tij të veçantë. Në BE edhe para kësaj ka pasur mjaft zyrtarë që merreshin me dialogun Kosovë-Serbi apo “Beograd-Prishtinë” nëse duhet të jemi të saktë në terminologjinë që e përdor BE-ja, për shkak se nuk e trajton Kosovën si shtet. Në pyetjet se pse ka nevojë për një “të dërguar të posaçëm të BE-së“ (të tillët emërohen vetëm për rajone krizash) përgjigjja ishte se “në këtë mënyrë do të ketë një person i cili do të jetë i angazhuar “24 orë në ditë, 7 ditë në javë” vetëm me këtë punë. Dhe kjo nuk do të jetë më vetëm një “angazhim në orët e mbrëmjes apo të natës” të përfaqësuesve të lartë të BE-së, siç ishte në kohën e baroneshës Catherine Ashton, e më pas edhe të Federika Mogherinit. Dhe, thuhej atëherë, “ka ardhur koha që tash dialogu të përmbyllet”. Ambicie të mëdha shprehu atëherë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell. Vetë Miroslav Lajçak thoshte se “marrëveshja gjithëpërfshirëse është çështje muaj e jo vitesh”.
- Rr. Tirana, Icon Tower, Lakrishtë, 10000 Prishtinë, Kosovë
- +383 49 588 370
Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Portalit Alarm. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
- Lajme
- Ekonomi
- Shëndet
- Teknologji
- Kuriozitet
- Rozë
- Kuzhina
- OP-ED