Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të zhvilluar seancën e radhës.

Si pikë e rendit të parë të ditës ishte votimi i për propozim-rezolutën nga interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barërave onkologjike.

Por deputetët e Kuvendit i thanë jo këtij propozimi.

Shumica e tyre votuan kundër kësaj rezolute dhe kësisoj nuk  është arritur që të miratohet rezoluta e propozuar.

Me 26 vota pro dhe 49 kundër propozimi dështoi./Lajmi.net/Portali Alarm/