Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndaloje tregtimin e energjisë-elektrike nga Serbia.

Ky vendim është propozuar dhe miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Si fillimm paralajmërua në nisje të mbledhjes, por më pas kabineti qeveritar votoi pro këtij vendimi.

Kësisoj Kurti ka thënë se ndalimi i tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe do të jetë masa e parë ndaj Serbisë, për shkak të bllokimit të linjave ndërkufitare për tregtim, duke paralajmëruar se kjo masë mund të përshkallëzohet nëse nuk ka reflektim.

Ai ka bërë të ditur se Qeveria do t’i vendosë KEK-ut obligimin publik për të siguruar një sasi të kapaciteteve ndërkufitare për muajin dhjetor, ndërsa në kuadër të masave emergjente në energji do të obligohet edhe Ibër-Lepenci që ta shesë energjinë për furnizimin e shërbimit publik./Lajmi.net/Portali Alarm/