Qindra mijëra përdorues raportuan probleme me Outlook, Teams, Copilot dhe shërbime të tjera të Microsoft 365 pas një ndërprerjeje globale që nisi të enjten, më 12 nëntor.

Problemet u raportuan fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe vazhduan të premten në rajonin e Azi-Paqësorit, sipas Reuters.

Por jo vetëm kaq.

Përpos problemeve me Microsoft tani nga sistemi ka rënë edhe “Claude”.

Sipas faqes zyrtare të statusit të Anthropic dhe raportimeve në Doëndetector, gjendja e platformës paraqitet përmes informacioneve për rënie nga sistemi.

Sipas informacioneve thuhet se është shënuar me ndërprerje të madhe (Major Outage), ku përdoruesit nuk po arrijnë të identifikohen ose marrin gabime të vazhdueshme.

Kurse Claude Code dhe Claude Console po funksionojnë me ndërprerje të pjesshme (Partial Outage) dhe shkallë të lartë gabimesh.

Sipas raportimeve këto rënie kanë lidhje me problemet globale të shërbimeve të Microsoft.

Kurse shërbimet përmes API (api.anthropic.com), AËS, Google Cloud dhe Microsoft Foundry vazhdojnë të punojnë normalisht.

Deri tani është thënë se inxhinierët e kompanisë kanë konfirmuar se po hetojnë problemin me autentifikimin dhe po punojnë për rikthimin e shërbimit./lajmi.net/Portali Alarm/