Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka iniciuar procedurë disiplinore dhe ka rekomanduar suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, si dhe të prokurores Arlinda Nallbani Gacaferri.

Gjatë ditës është bërë e ditur se Gashi do të iniciojë procedurë disiplinore dhe do të rekomandojë suspendimin e dy zyrtareve, në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, të thirrur për orën 13:00- gjë e cila është bërë pak më parë.

Këto rekomandime lidhen me gjetjet e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit (ZKSh) për veprimet dhe mosveprimet që dyshohet se kanë pamundësuar parandalimin e vrasjes së Arlinda Zekajt..

Mbledhja e KPK-së po vazhdon me dyer të mbyllura për mediat.

Letra që Arlinda Zekaj i kishte shkruar Kryeprokurores Vuçetaj.

PROKURORISË THEMELORE PEJË URGJENCË

PËR KRYEPROKUROREN

E NDERUAR KRYEPROKURORE,

KËRKOJ URGJENTISHT MARRJEN E MASAVE NDAJ TË GJITHË ZYRTAREVË QË KANË DËSHTUAR RËNDË NË PËRMBUSHJEN E DETYRAVE TË TYRE, DUKE BARTUR PËRGJEGJËSITË TË NJËRI TJETRI, E KËSHTU DUKE LEJUAR QË PASOJAT DHE RREZIKU PËR JETËN TIME TË VAZHDOJNË.

KËRKOJ EKZEKUTIMIN E MENJËHERSHËM TË URDHËRIT GJYQËSOR DHE HAPJEN E HETIMEVE NDAJ TË GJITHË ZYRTAREVE TË PËRFSHIRË, DUKE FILLUAR NGA QPS-ja.

KJO ËSHTË SHPRESA IME E FUNDIT.

UROJ QË TË NOS VIJË DITA KUR JU DHE INSTITUCIONET PËRGJEGJËSE TË DETYROHENI TË JEPNI LLOGARI VETËM PASI TË JETË MARRË JETA IME.

TANI PO E KUPTOJ PSE KA KAQ SHUMË VRASJE!
GRUAS ME LIGJ NË DORË PO E VRITKA GRUAN-JO BURRI!
E DHIMBSHME DERI NË ASHT!!

ME RESPEKT
ARLINDA ZEKAJ.

Arlinda Zekaj i kishte shkruar edhe kryesuesit të KPK-së, Arian Gashi i cili më pas kishte pyetur Prokurorinë e Pejës nëse po merren masat por s’kishte marrë përgjigje. E shkresën që kishte marrë Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi për të cilën më pas i shkroi po ashtu Kryeprokruroes së Pejës, Lumturije Vuçetaj mori një përgjigje të shkurtër. Vuçetaj e kishte “siguruar” Gashin se po punohet me seriozet mbi rastin e Arlinda Zekaj, e pikërisht mbi këtë çështje seriozitet dhe gatishmëri për t’i ndihmuar dhe për të zgjidhur çështjen nuk pati./Lajmi.net/Portali Alarm/