Edward P. Joseph ka bërë të ditur se ka nominuar formalisht Lëvizjen Studentore në Serbi për Çmimin Nobel për Paqe.
Joseph ka thënë se vendimin për nominim e mori pas një deklarate ironizuese të ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për “fituesit e Çmimit Nobel”, duke iu referuar një artikulli të tij të publikuar në Foreign Policy.
Ai u ka bërë thirrje edhe të tjerëve që të ndjekin të njëjtin veprim dhe ta nominojnë këtë lëvizje./lajmi.net/Portali Alarm/
