Ide të mëdha për zhvillimin e qendrës së skijimit në Brezovicë kishte pasur thuajse secila udhëheqje e qeverisë së Kosovës, por pak u punua në këtë qendër turizmi.

Madje Qeveria e Kosovës në prill të vitit 2015 kur nënshkroi një kontratë me konsorciumin francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes” për t’ia dhënë me koncesion për 99 vjet Brezovicën. Planifikoheshin 410 milionë euro investime. Por, kjo përpjekje dështoi në vitin 2016 kur ky konsorcium, dështoi t’i siguronte paratë për investime qysh në fazën e parë.

Por, çfarë është Brezovica sot dhe çfarë ka mbetur nga hotelet që në vitet ’80-’90, joshnin mijëra vizitorë?! Objekti është i vjetruar nga jashtë, e i shkatërruar brenda./lajmi.net/Portali Alarm/