Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte u takua me përfaqësues të komunitetit të biznesit, ekspertë dhe ndërmarrës, nga Kosova e Polonia.
Takimi u realizua në prag të Forumit të Tretë Ekonomik Kosovë-Poloni, nikoqir i të cilit është Kosova.
Përpara të pranishmëve, kryeministri pohoi se qëllim është rritja e prodhimit në vendin tonë dhe eksportimi jashtë tij.
“Nuk duam të jemi vetëm treg për të tjerët, por të ofrojmë produkte, shërbime dhe të bëhemi partnerë nëpërmjet investimeve në Republikën e Kosovës” shkroi Kurti./lajmi.net/Portali Alarm/
