Një përplasje verbale ka ndodhur mes Eman Rrahmanit dhe Armend Balokut gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt.

Diskutimi mes tyre është shoqëruar me replika të ashpra dhe akuza personale, duke zhvendosur për një moment vëmendjen nga çështja për të cilën është mbledhur komisioni, raporton lajmi.net

“S’merrna me ty hiç”, ishte njëra nga deklaratat e dëgjuara gjatë përplasjes.

Debati ka vazhduar edhe me shprehjen “Rast i randë je ti”, ndërsa gjatë shkëmbimit të replikave Rrahmani ia permend Balokut edhe aktivitetin e serialit  “Fara e Flliqtë”.

“Edhe aktivitetin e ki pasë ‘Fara e Flliqtë’”, iu drejtua Rrhmani, Balokut./Lajmi.net/Portali Alarm/