Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot sërish në Kuvend.

Deputetët po vazhdojnë sot seancën plenare, e cila ishte ndërprerë të enjten.

Punimet kanë nisur me pikën e katërt të rendit të ditës, shqyrtimin e Projektligjit nr. 11/L-024 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim.

Për këtë marrëveshje para deputetëve ka folur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila ka paraqitur çështjet që lidhen me ratifikimin e saj.

Në rend dite, deputetët gjatë ditës kanë edhe rishqyrtimin e Ligjit për Specialen./lajmi.net/Portali Alarm/