Drejtori ekzekutiv i “INDEP”, Blerim Ejupi ka kritikuar ashpër menaxhmentin e KEK-ut, duke ngritur pyetje se si një drejtues që nuk i ka realizuar investimet e planifikuara vazhdon të avancohet në detyrë.
“Ka dështu A3-shi. Sot tri vjet i ke, e ke çel tenderin e 137 milionëve, e hala nuk u arrit realizimi. Nëse qaj menaxher që e ka pasë atë pjesë nuk e ka kry, çka po pret? Qaj njeri u prej ushtruesit detyre, u bë drejtor.”, tha ai në Debat Plus, transmeton lajmi.net.
Ejupi kërkoi përgjegjësi edhe nga politika, duke thënë se ministrja duhet ta pranojë dështimin dhe të ndërmarrë masa.
“Kena mendu që ky djalë po din, po s’po dika. E shkarkon!”, tha ai duke folur në lidhjen me drejtimin e KEK-ut nga Gramos Hashani, i cili në fillim të vitit 2025 u emërua ushtrues detyre i kryeshefit, ndërsa më vonë, përmes konkursit zyrtar, u zgjodh kryeshef ekzekutiv.
Ndërkohë, rehabilitimi i bllokut A3, investim prej 137 milionë eurosh, vazhdon të vonohet, ndërsa punimet në bllokun B1 po përballen me vonesa serioze.
Ministrja Artane Rizvanolli, në vend të llogaridhënies, i ka paralajmëruar qytetarët se do të jetë një dimër i vështirë./lajmi.net/Portali Alarm/
