Disa vjedhje të rënda janë raportuar mbrëmë në rajonin e Prishtinës.
Një nga këto vjedhje u raportua në fshatin Lebanë.
Siç njoftoi Policia e Kosovës, persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në një lokal privat dhe kanë arritur të vjedhin nga aty dy arka para me vlerë 275.300 euro.
“ Fshati Lebanë, Prishtinë 23.11.2026-04:33. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në një lokal privat dhe kanë arritur të vjedhin nga dy arka para me vlerë 275.300 €.”./Lajmi.net/
