Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 16 me persona të lënduar dhe 33 me dëme materiale, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se ndaj pjesëmarrësve në komunikacion që kanë shkelur rregullat e trafikut janë shqiptuar gjithsej 2,323 gjoba kundërvajtëse.

Aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur në fshatin Penuhë të Podujevës, ku dyshohet se një automjet ka goditur një person me aftësi të kufizuara, i cili ndodhej në karrocë./IndeksOnline/Portali Alarm/