Jakup Krasniqi po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë, edhe pse nuk po lihet gjatë tërë kohës pranë familjes.
Rreth orës 17:00 ai është marrë dje nga shtëpia dhe është dërguar në selinë e EULEX-it ndërsa pak minuta më parë është sjellë sërish tek shtëpia e tij në Prishtinë.
Forca të shtuara policore të EULEX-it po bëjnë përcjelljen e tij në vazhdimësi, derisa gjatë ditës më pas siguria u besohet zyrtarëve policorë të Kosovës, të cilët veçse janë vendosur para shtëpisë.
Kjo është dita e tretë me radhë e vizitës së Jakup Krasniqit, i cili erdhi në Kosovë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësorë të bashkëshortes së tij.
Momente emocionuese kemi parë gjatë këtyre ditëve kur ky i fundit përqafoi familjarët.
Gjatë dy ditëve të kaluara, vëllai i Jakup Krasniqit, Daut Krasniqi nuk është lejuar që ta takoj atë dhe kjo ishte tejet e dhimbshe./Lajmi.net/Portali Alarm/
