Një aksident me fatalitet raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Podujevë.

Policia njoftuar se i dyshuari mashkull duke drejtuar veturën e tij dyshohet se kishte goditur një motoçikletë të cilën e drejtonte viktima.

Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/Portali Alarm/