Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka thënë se dy persona janë lënduar ndërsa dy automjete janë përfshirë në aksident.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë, për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, hetimet janë duke u zhvilluar nga Njësiti Rajonal i Trafikut në Pejë”, tha Rugova. /Lajmi.net/Portali Alarm/