Me rastin e 37-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në Prishtinë do të organizohen aktivitete përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tyre.

Aktivitetet do të nisin në orën 12:00, me homazhe te varret e heronjve, në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, në Prishtinë.

Ndërsa në orën 13:00, homazhet do të vazhdojnë në vendin e rënies së tyre, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Këto aktivitete organizohen në shenjë nderimi dhe përkujtimi për veprën dhe sakrificën e Afrim Zitisë dhe Fahri Fazliut./lajmi/Portali Alarm/