Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Baloku mori fjalën sot në Kuvend meqë rast foli për rastin tragjik të vrasjes së Arlinda Zekaj.
Ai deklaroi se rasti i Arlinda Zekaj na ka vendosur përballë pushtetit të atyre që në Dukagjin i quajnë të fortët.
“Fjala është për burra që përdorin kanosjen me vetëdije për të vendosur se kush qëndron në shtëpi, kush e mban pasurinë e kush vendos për fëmijën.Dhuna ushtrohet me mendje të ftohtë.Kur një grua kërkon të ndahet, kontrolli mbi shtëpinë e pasurinë mund të përdoret për t’ia hequr mundësinë që të jetojë në vete.Edhe fëmija mund të përdoret për ta detyruar të tërhiqet. Kjo është dhunë patriarkale e pasoja ekonomike”,deklaroi ai.
Përpos kësaj, deputeti tha se aty gruaja rrezikon të humbas shtëpinë dhe pjesën e saj më pasurinë që ka ndërtuar ndërsa burri që ushtron dhunë ruan kontrollin mbi to.
Ai deklaroi se “Këto lidhje duhet ti hetoj komisioni në rastin e Arlindës”.
“Gjykata ia njohi të drejtën për ta shfrytëzuar në mënyrë të përbashkët, 6 ditë më vonë Prokurori kujdestar vlerësoi se kthimi i menjëhershëm mund t’ia rrezikonte jetën.Asaj iu tha të qëndronte te vëllezërit, kështu barrën e largimit e mbajti gruaja që kërkoi mbrojtje e gjykatësi as nuk mendoi ta ndalonte prezedncën e vëllezërve të tjerë në shtëpinë tjetër”.
Ai madje pyeti se a po kërcënojnë ende grupet e të njëjtëve njerëz?
“Prokuroria i duhet të verifikojë që nëse pas vrasjes ka pasur ende intimidim, kërkesë për heshtje, e kërkesa për të mos folur më tej detaje, e porosi që dërgohen në emër të të fortëve apo kansoje ndaj njerëzve që mund të flasin publikisht dhe tu sigurojnë mbrojtje aty ku paraqitet rrezik.Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri e kam vetëm një pyetje: Pse ende heshtni?Qendra për punë sociale u përfshi në çështjen e kujdestarisë së djalit, ju duhet të jepni llogari nëse qendra regjistroi dhunën që raportoi Arlinda, nëse caktoj një përgjegjës për rastin dhe cfarë përkujdesje u ofroi nënës e fëmijës”,shtoi ai.
Po ashtu deputeti tha se kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri është dashur të jap dorëheqje./Lajmi.net/Portali Alarm/
