BIK mbledh mbi 123 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skënderaj

Bashkësia Islame e Kosovës, ka mbledhur 123,161 euro për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skënderaj.

Këtë e ka bërë të ditur BIK përmes faqes zyrtare në Facebook.

BIK ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në këtë aksion.

“Duke e lutur Zotin Fuqiplotë që t’i shpërblejë me të mirat e kësaj dhe të botës tjetër! Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Komuna e Skënderajt dhe Mitrovicës, kanë njoftuar se vërshimet kanë shkaktuar rreth 15 milionë euro dëme.

Lidhur me këtë komisionet vlerësuese në disa komuna kanë filluar evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Qeveria e Kosovës ka thënë në një njoftim se përveç sanimit të dëmeve të shkaktuara, duhet të trajtohen edhe shkaktarët.

“Për shumë vite rresht, shtretërit e lumenjve janë dëmtuar pa e me leje, pyjet janë shpyllëzuar me e pa vetëdije, kurse projekte infrastrukturore janë realizuar pa planifikim adekuat. Këto padyshim që kanë përkeqësuar situatën pas reshjeve të shiut”, ka thënë Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

© Portali Alarm. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Rozë