Lumir Abdixhiku fton qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pasi ka ushtruar të drejtën e votës në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, ka ftuar qytetarët e vendit të marrin pjesë në balotazhin e zgjedhjeve lokale që po zhvillohen sot në disa komuna të Kosovës.
Abdixhiku në prononcimin e tij për media e ka cilësuar ditën e zgjedhjeve si “një festë të demokracisë”.
Ndër të tjera, ai iu bëri thirrje qytetarëve të sillen me përgjegjësi dhe kulturë qytetare gjatë procesit të votimit./PortaliAlarm/
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































