Përparim Rama reagon pas debatit me Hajrulla Çekun: “Nuk përmendi asnjë projekt konkret për Prishtinën”
Mbrëmë në emisionin “Pressing” në T7 u zhvillua një debat mes kandidatëve për Komunën e Prishtinës, Përparim Rama dhe Hajrulla Çeku, të cilët më 9 nëntor do të përballen në balotazh për kryeqytetin.
Pas debatit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook, ku ka komentuar performancën e kundërkandidatit të tij.
Në postimin e tij, Rama ka shkruar:
Pas afro tre orë, kandidati për Prishtinë, Hajrullah Çeku, nuk ishte në gjendje të përmendte asnjë projekt konkret që planifikon ta realizojë për Prishtinën!!!As edhe një!
Për më tepër, edhe si Ministër i Kulturës, nuk ishte në gjendje të tregonte asnjë projekt që ka përfunduar në kryeqytet!
Për renovimin e hapësirave ekzistuese tha se i duhen 4–5 vjet!Imagjinoni sa vite do t’i duhen për të nisur e përfunduar projekte nga zero, si këto që na jemi tu i bo në Kryeqytet?!/PortaliAlarm/

Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































