Ku me shku e çka me bo, këtë javë?
Monday Marks & Halloween Special, 27 tetor
Çka po doni me bo këtë javë edhe me maska a pa maska? Plot muzikë, art, stripa, modë, stand-up komedi, ama edhe plot party për shtriga, zombi, dhompira dhe krijesa tjera të natës. Qe Monday Marks!
Ky fund-tetor / fillim-nëntor sjell plot ngjarje, festivale, botime, party që s’nob m’i hupë tu ja nisë me ReMusica – Edicioni XXIV, një prej festivaleve ma të njohura për muzikë bashkëkohore dhe klasike në rajon. Ekspozita personale e Gemb Xerxës “Mbamendja përmes ngjyrës”, që hapet më 31 tetor në Galerinë Qahili, sjell një udhëtim vizual përmes ngjyrës dhe përditshmërisë urbane. Masnej po ashtu, Prizren Classical Fest risjell muzikën klasike me performanca solo dhe ansamble nga 1 dhe 2 nëntor, ndërsa masterklasa e autorit të stripave Frederik Peeters në Institutin Francez më 31 tetor ofron një mundësi të rrallë me mësu artin e rrëfimit grafik nga një prej mjeshtërve të zhanrit.
Eeeeeh, për ata që kërkojnë pak mu tutë, pak me kcy, pak mu shtrigav, po ju sjellim edhe një Halloween Special me plot rekomandime: në Servis Fantazia, Genc Elezaj merr kontrollin e decks më 31 tetor për një natë të errët dhe të frikshme, ndërsa Buyrum Halloween në Zone Club feston përvjetorin e 24-t me maska dhe atmosferë që lidh PR me NYC. Kultura House sjell Jarreau Vandal në Tunelin e Kurrizit, ku maska osht e detyrueshme, dhe Termokiss ofron një Halloween më punk dhe metal më 29 tetor me Larsovitch, Die Ausreden, Kujqedra dhe Cibuku. Po ashtu, Insane Halloween në EDHE premton muzikë dhe atmosferë ekstreme më 31 tetor.
Në këtë lomsh eventesh, shtrigash, dhompirash e zombish, dikun e gjeni vetën. Mos harroni edhe lansimin e pop-upit të brendit Sleep-Over në Space05 n’Tiranë dhe albumin e ri të Shpat Dedës!
Linku për krejt ngjarjet: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-and-halloween-special
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































