PDK-ja zyrtarizon koalicionin me Listën Familja: Qëllimi është të bashkohemi dhe ta ndryshojmë gjendjen në vend
Partia Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar koalicionin me Listën Familja.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalur në konferencë për media bashkë me Eman Rrahmanin.
Hamza tha se synojnë ta ndryshojnë gjendjen në vend.
“Kam kënaqësinë të iu njoftoj që bashkë me Eman Rrahmanin dhe anëtarët e tjerë të Koalicionit Familja, kemi bërë marrëveshje për bashkëpunim para dhe paszgjedhor. Qëllimi është të bashkojmë forcat, të bëjmë progress dhe ta ndryshojmë gjendjen në vend. Ekonominë, drejtësinë, arsimin, sigurinë, shëndetësinë, duke pasur kujdes edhe për mirëqenien e familjen. Është koalicion i qëndrueshëm dhe bashkë do të kemi sukses. Do të kemi pjesëmarrje nga Lita Familja në listën e PDK-së, është vlerë e shtuar gjithë kandidatët që do të jemi në listë të përbashkët. Besoj sukses, korrektësi dhe kështu do të jetë e përfundojmë”, tha Hamza.
Ai la të hapur se mund të ketë edhe marrëveshje të tjera, por mohoi të jetë takuar me limajn, raporton Nacionale.
“Sa i përket bashkëpunimit jemi të hapur, për interesat e PDK-së, duke respektuar kërkesat dhe interesat e të tjerëve. Kemi bërë hapje, kemi prurje të reja, njerëz të profesioneve të ndryshme, moshave e gjinive, e sot e finalizum me Listën Familja, që është vlerë e shtuar. Jemi të hapur që në të ardhmen të na bashkangjiten të tjerë. Ne jemi në komunikime nëse ka marrëveshje do ta bëjmë publike, njerëzit kanë drejtë me bo koalicione, prap do të jenë të vlerësuar nga ana jonë”, tha Hamza.
Kurse, ish-deputeti Eman Rrahmani, tha se qëllimi do të jetë unifikimi, dhe ruajtja e familjës. Rrahmani e quajti Hamzën si figurë unifikuese.
“Dua të iu falënderoj për qasjen konstruktive, ne kemi diskutuar natyrisht çështjen e zhvillimit të situatës, energjinë, aspektin social e familjen, kështu që kemi arritur dakordim të plotë në të gjitha pikat. Jemi dakorduar për angazhim të përbashkët, ruajtjen e familjes, si asnjëherë më parë. Me kryetarin Hamza kemi pasur bashkëpunime të vazhdueshme, edhe si figure ekonomike e profesionale, sot vendi ka nevojë të bashkojmë forcat e të bëjmë rrugëtim politik të dinjitetshëm. Sidomos LDK-në, dua të falënderoj për bisedimet konstruktive, por këto zgjedhje kemi vendosur të rrugëtojmë me PDK-në. Një prej arsyeve që sot kemi kandidat për kryeministër Bedri Hamzën. Më së shumti ka nevojë shoqëria jonë për unifikim, largim të gjuhës së urrejtjes”, tha Rrahmani.
Rrahmani tha se me Ferid Aganin kishin garuar bashkë në zgjedhje, por që tash dy palët i kanë ndarë rrugët.
“Këtu kemi marrëveshje që na është ofru hapësira me i pas kandidatët tone në listë, përmbajtësore e vlerore, numri është i mjaftueshëm që kemi kërku, duke u pozicioni në atë që na kanë nderu. Ka pasur parti politike, grupim politik ka përfundu me zgjedhjet e kalume dhe secili është angazhu në rrugën e tij. Ne jemi grupi i deputetëve që sot kemi marrëveshje me PDK-në”, tha ai./Nacionale/PortaliAlarm/
Albanian 


























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































