Pas 25 vitesh, LDK humb Fushë-Kosovën, Vetëvendosje merr drejtimin
Pas 25 vjetësh nën drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fushë-Kosova po përjeton një ndryshim historik. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, pritet të marrë drejtimin e komunës, duke lënë pas epokën e gjatë të qeverisjes së LDK-së.
Sipas rezultateve të deritanishme, me 81.36 për qind të vendvotimeve të procesuar, Prebreza kryeson me 8,575 vota, ndërsa kandidati i LDK-së, Besnik Osmani, ka marrë 7,031 vota. Ky rezultat shënon fundin e dominimit të gjatë të LDK-së në këtë komunë, e cila konsiderohej bastion i saj që nga paslufta./PortaliAlarm/
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































