# Tags
#Kosovë #Lajme

E FUNDIT: Siria njeh Republikën e Kosovës

Një zhvillim historik në diplomacinë kosovare: Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ku njoftoi se marrëveshja për njohje u arrit sot në Riad, me mbështetjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud.

Në postimin e saj, Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin e Sirisë, Al Sharaa, për vendimin për ta njohur Kosovën, si dhe për mbështetjen e tij ndaj popullit të Kosovës./PortaliAlarm/

Postimi i plotë:

Siria njeh Kosovën! 🇽🇰🇸🇾

Me mbështetjen e Lartësisë së tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë.

Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë.

Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona. 🇽🇰🇸🇦

Tani Kosova njihet nga 120 shtete. Republika jonë po ecë përpara dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë!