Arrestohet një person për material pornografik
Një person është arrestuar në Prishtinë të mërkurën për veprën penale “ofrim i materialit pornografik të personave nën 16 vjeç”.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se personi në fjalë është arrestuar pasi dyshohet se e ka kryer veprën penale më 24 nëntor të këtij viti.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv/PortaliAlarm/.
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































