# Tags
#Kosovë #Lajme

Kryeparlamentari Basha: Vdekja e Astritit mbetet një prej plagëve më të rënda të Kosovës së pasluftës

Në përvjetorin e nëntë të vdekjes tragjike të Astrit Deharit, kryeparlamentari Dimal Basha, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, aktivistë të tjerë të VV-së dhe familjarët e Astrit Deharit, kanë bërë homazhe pranë varrit të tij, shkruan Portali Alarm.

Basha potencoi se në një shtet të lirë e të pavarur, të udhëhequr nga vetë ne, sipas tij, është e papranueshme të lejohen padrejtësi të tilla si rasti i Astrit Deharit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:


“Me Kryeministrin Kurti dhe së bashku me Familjen Dehari – Arsën, Artën, tetën Xhemile dhe axhën Avni, me bartës të institucioneve dhe aktivistë të Lëvizjes, sot bëmë homazhe duke përkujtuar dhe nderuar jetën dhe veprën e Astrit Deharit.
Astriti ishte djalë shembullor, student i vitit të fundit të mjekësisë dhe aktivist i përkushtuar, që u mbyt në paraburgim në Qendrën e Prizrenit.
Vdekja e Astritit mbetet një prej plagëve më të rënda të Kosovës së pasluftës. Një i ri, i ndaluar në paraburgim pa aktakuzë për 68 ditë, pa gjykim e madje nuk ka as procesverbal që e kanë marrë as në pyetje, i cili në fund u mbyt në duart e institucioneve shtetërore, aty ku siguria supozohet të ishte e nivelit më të lartë të mundshëm.
Ne jemi një popull që me gjenerata të tëra është flijuar për liri, dinjitet dhe drejtësi. Si komb, kemi vuajtur për shekuj me radhë nga padrejtësitë e okupatorëve dhe nga robëria e imponuar mbi ne. Prandaj, sot, në një shtet të lirë e të pavarur, të udhëhequr nga vetë ne, është e papranueshme të lejojmë padrejtësi të tilla si rasti i Astritit.
Është obligim i yni individual e institucional që të çdo ditë të kërkojmë drejtësi për rastin e Astritin, sepse nëse kalohet në heshtje dhe nuk zbardhet e vërteta nga sistemi i drejtësisë përfundimisht, rrezikojmë që tragjedi të tilla të na përsëriten, andaj neglizhenca në këtë proces është e patolerueshme.
Astriti gjatë jetës së tij pas vetes la trashëgimi shembullin e një aktivisti idealist, që jetoi me përkushtim, me ndershmëri dhe me dashuri të pakushtëzuar për vendin dhe mbarë shoqërinë. Ai kurrë nuk u zbraps para padrejtësive dhe përherë do të mbetet simbol i guximit dhe i vetëdijes qytetare”.

Kujtojmë se Astrit Dehari, më 5 nëntor të vitit 2016 ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij në Prizren, ku kishte qëndruar për 68 ditë nën dyshimet se ka qenë një nga gjatë personat që mori pjesë në sulmin e gushtit të po atij viti me granatahedhës në Kuvendin e Kosovës.

Vetëvendosja vazhdon ta quajë vrasje vdekjen e Deharit dhe LVV-ja para se të vinte në pushtet kishte mbajtur edhe protesta, si dhe ka përkujtuar vazhdimisht veprimtarinë dhe rëndësinë e Deharit.

Për shkaqe mosbesimi ndaj autoriteteve kosovare, familja e Deharit kishte kërkuar ekspertizë ndërkombëtare. Kjo e fundit, e përpiluar nga mjekët ligjorë në Llozanë të Zvicrës, nuk përjashtonte as vrasjen as vetëvrasjen.
Në raportin e ekspertëve zvicëranë thuhej se: “Analizat e ADN-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin Astrit Dehari në momente të afërta me vdekjen, nuk kanë treguar profil të ADN-së, përveç të Astrit Deharit”. /Portali Alarm/

Kryeparlamentari Basha: Vdekja e Astritit mbetet një prej plagëve më të rënda të Kosovës së pasluftës

Më shumë se një lojë: Si ndikon