Tragjedi rrugore në Indi: 20 të vdekur pasi autobusi merr flakë
Rreth 20 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një autobus me të cilin po udhëtonin u përfshi nga flakët pas një përplasjeje me një motoçikletë në një autostradë në Andhra Pradesh në Indinë jugore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Autobusi që po udhëtonte për në Bangalore me rreth 40 pasagjerë u dogj brenda pak minutash në mëngjes të premten.
Autoritetet kanë hapur një hetim për rrjedhje të mundshme karburanti dhe drejtim të pakujdesshëm të mjetit.
Ky është incidenti i dytë në Indi brenda vetëm disa javësh. 20 qytetarë humbën jetën në fillim të këtij muaji kur një autobus pasagjerësh u përfshi nga flakët në shtetin veriperëndimor të Rajasthanit. /Klankosova.tv/Portali Alarm
Albanian 

























































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































