# Tags
#Lajme

Shteti merr në mbrojtje katër lloje të gjelave autokton

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se ka marrë vendim për mbrojtjen e katër racave të ndryshme të gjelave autokton.

Siç bëhet e ditur në njoftim, në vendimin për mbrojtjen përfshihen, llojet autoktone të gjelave: Gjeli Këndimgjatë i Dukagjinit, Gjeli Këndimgjatë i Gjilanit, Gjeli Trengjyrësh dhe Gjeli Piklan i janë shtuar Regjistrit të Vlerave të Mbrojtura të Natyrës, që mirëmbahet nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.

“Qëllimi kryesor i nxjerrjes së vendimeve është mbrojtja e llojeve të gjelave autokton sipas ligjit dhe përcaktimi i kushteve të mbajtjes. Gjithashtu përmes vendimeve synohet që llojet të mbrohen nga rreziku për përzierje gjenetike me racat e huaja dhe nga rreziku për nxjerrje jashtë vendit e këtyre racave me qëllim të kryqëzimit me racat tjera”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftimin e bërë nga Agjencioni thuhet se vendimet përmbajnë edhe arsyeshmërinë profesionale për marrjen në mbrojtje të llojeve të gjelave autokton, si dhe përshkrimin e karakteristikave themelore të tyre, të cilat janë hartuar nga një grup punues ndërinstitucional i udhëhequr nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës.

Vënia nën mbrojtje institucionale e gjelave autokton është e një rëndësie të veçantë edhe për faktin se këto raca tani do të prezantohet ndërkombëtarisht si raca autoktone të Republikës së Kosovës, përmes së cilave do të paraqitet edhe begatia e vlerave të biodiversitetit të vendit tonë. /Shkruan Telegrafi/

Shteti merr në mbrojtje katër lloje të gjelave autokton

Kapen me drogë, Policia arreston një shtetas

Shteti merr në mbrojtje katër lloje të gjelave autokton

Ukraina bombardon tanket ruse në vijë të