# Tags
#Business #Kosovë #Lajme 1

Mundësi punësimi për infermierë nga Kosova – kurs falas i gjuhës dhe kontratë 2-vjeçare

Një mundësi e re punësimi është hapur për infermierët që synojnë të zhvillojnë karrierën e tyre profesionale në Holandë. 

Kompania International Health Care Services (HaRe) në Prishtinë ka hapur konkurs për rekrutimin e infermierëve me diplomë Bachelor ose me shkollë të mesme profesionale, të interesuar për të punuar në sistemin shëndetësor holandez.

Kjo mundësi u dedikohet infermierëve të licencuar, ndërsa një nga elementet kryesore të programit është edhe përgatitja gjuhësore. 

Për kandidatët e përzgjedhur, kompania ofron kurs online falas të gjuhës holandeze për një periudhë prej katër muajsh, duke i përgatitur ata për procesin e punësimit dhe integrimin profesional në Holandë.

Çfarë përfshin oferta e punësimit?

Përveç mundësisë për të punuar si infermier në Holandë, kandidatëve u ofrohet mbështetje gjatë procesit të përgatitjes dhe zhvendosjes.

Oferta përfshin vizë pune, pagë konkurruese, kurs falas të gjuhës holandeze, sigurim shëndetësor dhe kontratë pune 2-vjeçare.

Orari i rregullt i punës është 32 orë në javë, ndërsa ekziston edhe mundësia për të punuar orë shtesë me pagesë. Kandidatëve u ofrohet gjithashtu asistencë për gjetjen e vendbanimit në Holandë.

Një tjetër mundësi e rëndësishme për kandidatët që kanë familje është bashkimi familjar, i cili, sipas kushteve të programit, mund të realizohet pas 3 deri në 6 muaj nga fillimi i punës.

Kush mund të aplikojë?

Konkursi është i hapur për infermierë të licencuar që kanë përfunduar studimet Bachelor në infermieri ose shkollën e mesme përkatëse profesionale.

Për aplikim kërkohen diploma Bachelor ose diploma e shkollës së mesme, transkripta apo dëftesa e notave, programi studimor ose arsimor, licenca profesionale, CV-ja dhe kopja e pasaportës. Kandidatët që kanë eksperiencë pune duhet të paraqesin edhe dëshmi për përvojën profesionale.

Gjatë procesit të aplikimit kërkohen gjithashtu të dhëna bazë për secilin kandidat, përfshirë moshën ose datën e lindjes, gjuhët që flet, nivelin e gjuhës angleze, adresën e e-mailit, numrin e telefonit, qytetin ose vendbanimin dhe eksperiencën e punës.

Mundësi për të ndërtuar karrierë në Holandë

Programi synon t’u krijojë infermierëve një rrugë më të strukturuar drejt punësimit në Holandë, duke kombinuar përgatitjen gjuhësore me asistencën për dokumentacionin dhe procesin e zhvendosjes.

Për profesionistët e infermierisë që kërkojnë eksperiencë ndërkombëtare dhe mundësi të reja për zhvillimin e karrierës, ky konkurs mund të jetë një mundësi për të vazhduar profesionin në një mjedis të ri shëndetësor dhe profesional.

Të interesuarit mund të kontaktojnë International Health Care Services (HaRe) në numrin +383 45 951 450 ose të informohen më shumë përmes faqes zyrtare: https://hareintl.com/

Mundësi punësimi për infermierë nga Kosova – kurs falas i gjuhës dhe kontratë 2-vjeçare

Në këtë vend renditet sonte Prishtina për

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *